CISTUS INCANUS(Trëndafili Shkëmbor – Bima e Mendjes, Trupit dhe Shpirtit)

Trëndafili shkëmbor, një bimë e lashtë mjekësore i është rikthyer famës. Trëndafili shkëmbor, i cili konsumohet si çaj, është tre herë më i shëndetshëm se sa çaji jeshil, duke mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme, eliminuar metalet e rënda nga organizmi, madje duke luftuar edhe aknet dhe problemet me lëkurën. Në Shqipëri, trëndafili shkëmbor gjendet kryesisht në zonat e Jugut dhe Juglindjes dhe mbart emrin botanik Cistus Incanus. Në treg gjenden sasi të kufizuara në gjendje të thatë, kryesisht në pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, në farmacitë bimore dhe ato bujqësore. Një legjendë e zonës së Halkidikisë thotë se njëherë e një kohë në majë të Olimpit, hyjnitë i dhanë trëndafilit shkëmbor detyrën e rëndësishme për të shëruar luftëtarët e plagosur në beteja. Në lashtësi, trëndafili shkëmbor ishte një barishte e famshme. Murgjit dhe fermerët grekë në Malin Athos e përdornin këtë trëndafil kundër disa çrregullimeve shëndetësore.Trëndafili Shkëmbor - Bima e Mendjes, Trupit dhe Shpirtit

Mbron zemrën dhe pastron trupin

Shkenca ka arritur që sot të verifikojë aftësitë shëruese të trëndafilit shkëmbor. E vërteta është që çaji i trëndafilit shkëmbor është tre herë më i shëndetshëm se çaji jeshil apo se ai i shtogut. Çaji i trëndafilit shkëmbor arrin të mbrojë zemrën, katër herë më mirë se sa vera e kuqe. Antioksidantët në këtë çaj janë 20 herë më të fortë se ata në lëngun e freskët të limonit. Gjethet e bimës, por edhe lulet e saj përdoren tradicionalisht për përftimin e çajit, i cili përgatitet njëlloj si çdo çaj tjetër bimor. Vitamina A, C, beta-karoteni dhe flavonoidët janë ndër luftëtarët më të mëdhenj që trupi mund të strehojë kundër radikaleve të lira. Nëse organizmi nuk ka mjaftueshëm antioksidantë, atëherë këto substanca toksike mund të shkatërrojnë gjithçka që u del përpara. Ato shkaktojnë plakjen e parakohshme dhe një sërë problemesh ose sëmundjesh kronike. Gjithashtu, radikalet e lira dëmtojnë enët e gjakut dhe organizmit i duhet të prodhojë kolesterol për të riparuar dëmet. Kur kjo ndodh, niveli i kolesterolit rritet dramatikisht, qarkullimi i gjakut pengohet, rritet tensioni i gjakut dhe shfaqen sëmundjet kardio vaskulare. Shkencëtarët kanë zbuluar se trëndafili shkëmbor përmban një kombinim të fuqishëm antioksidantësh. Një gotë me çaj të këtij trëndafili ka të njëjtin efekt si doza ditore e vitaminës C. Njerëzit në Halkidiki pinë çaj trëndafili shkëmbor gjatë ditës. Ndoshta kjo është arsyeja përse në këtë vend shumë njerëz jetojnë mbi 100 vjet.
Më shumë se vitamina C dhe E

Një filxhan me çaj trëndafili shkëmbor supozohet të stimulojë ndjeshëm sistemin imunitar. Trëndafili shkëmbor lufton infeksionet, por edhe mikroorganizma të dëmshëm dhe baktere që ndikojnë në sistemin tretës. Në ditët e sotme, për shkak të stresit dhe rritjes së ndotjes në mjedisin që na rrethon, ekuilibri i baktereve të dobishme në organizëm është prishur, duke rezultuar në tretje të ngadaltë, mungesë energjie etj. Trëndafili shkëmbor rikthen ekuilibrat e nevojshme dhe mbështet florën intestinale. Nëse pini një litër me çaj të trëndafilit shkëmbor do të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Me këtë çaj mund edhe të shpërlani gojën disa herë nëse vuani nga inflamacioni në mishrat e dhëmbëve.

Trëndafili i Olimpit ushqen shpirtrat e trazuar

Vajrat esencialë të trëndafilit shkëmbor e bëjnë atë të dobishëm në terapinë e aromave. Supozohet që ky trëndafil është një kurë e mirë për ata që vuajnë nga probleme emocionale. Mjafton të hidhni tre deri në pesë pika me vaj trëndafili shkëmbor në një llampë aromatike dhe të nuhasni aromën e mrekullueshme. Të gjitha problemet tuaja të brendshme fillojnë të avullojnë. Këto janë arsyet përse ky trëndafil shkëmbor është kaq i mirë. Kjo bimë mjekësore i shërben trupit, mendjes dhe shpirtit./AgroWeb.org

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s