Si ta largojme sa me shpejt gripin?

Dhe ja tek po afron stina e dimrit. Problemet e para te gripit jane shfaqur menjehere sapo temperaturat filluan te bien. Une sapo u preka nga shenjat e para te tij fillova te marr masat ne menyre natyrale per ta kaluar sa me shpejt dhe lehte.

Ka disa metoda për të parandaluar gripin natyralisht. Une po ju paraqes me efikasen qe kam perdorur deri me sot me te cilin e mposhta gripin per me pak se 24 ore.

Lëngu i shegës njihet si mbreteresha e stines se vjeshtes. Ai është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh dhe ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, e shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri. Eshte mire te mos ta neglizhojme prezencen e ketij fruti ne shtepi gjate diteve te ftohta.

Por ajo qe quaj shume te rendesishme t’ju prezantoj sot eshte nje bime jo shume e njohur por me veti cudiberese,te cilen ne familjen time e konsumojme ne forme caji dhe quhet Cistus Incanus-Trëndafili shkëmbor. Një bimë e lashtë mjekësore i është rikthyer famës. Trëndafili shkëmbor, i cili konsumohet si çaj, është tre herë më i shëndetshëm se sa çaji jeshil, duke mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme, eliminuar metalet e rënda nga organizmi, madje duke luftuar edhe aknet dhe problemet me lëkurën. Në Shqipëri, trëndafili shkëmbor gjendet kryesisht në zonat e Jugut dhe Juglindjes dhe mbart emrin botanik Cistus Incanus. Në treg gjenden sasi të kufizuara në gjendje të thatë, kryesisht në pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, në farmacitë bimore dhe ato bujqësore. Një legjendë e zonës së Halkidikisë thotë se njëherë e një kohë në majë të Olimpit, hyjnitë i dhanë trëndafilit shkëmbor detyrën e rëndësishme për të shëruar luftëtarët e plagosur në beteja. Në lashtësi, trëndafili shkëmbor ishte një barishte e famshme. Murgjit dhe fermerët grekë në Malin Athos e përdornin këtë trëndafil kundër disa çrregullimeve shëndetësore.Trëndafili Shkëmbor - Bima e Mendjes, Trupit dhe Shpirtit

Mbron zemrën dhe pastron trupin

Shkenca ka arritur që sot të verifikojë aftësitë shëruese të trëndafilit shkëmbor. E vërteta është që çaji i trëndafilit shkëmbor është tre herë më i shëndetshëm se çaji jeshil apo se ai i shtogut. Çaji i trëndafilit shkëmbor arrin të mbrojë zemrën, katër herë më mirë se sa vera e kuqe. Antioksidantët në këtë çaj janë 20 herë më të fortë se ata në lëngun e freskët të limonit. Gjethet e bimës, por edhe lulet e saj përdoren tradicionalisht për përftimin e çajit, i cili përgatitet njëlloj si çdo çaj tjetër bimor. Vitamina A, C, beta-karoteni dhe flavonoidët janë ndër luftëtarët më të mëdhenj që trupi mund të strehojë kundër radikaleve të lira. Nëse organizmi nuk ka mjaftueshëm antioksidantë, atëherë këto substanca toksike mund të shkatërrojnë gjithçka që u del përpara. Ato shkaktojnë plakjen e parakohshme dhe një sërë problemesh ose sëmundjesh kronike. Gjithashtu, radikalet e lira dëmtojnë enët e gjakut dhe organizmit i duhet të prodhojë kolesterol për të riparuar dëmet. Kur kjo ndodh, niveli i kolesterolit rritet dramatikisht, qarkullimi i gjakut pengohet, rritet tensioni i gjakut dhe shfaqen sëmundjet kardio vaskulare. Shkencëtarët kanë zbuluar se trëndafili shkëmbor përmban një kombinim të fuqishëm antioksidantësh. Një gotë me çaj të këtij trëndafili ka të njëjtin efekt si doza ditore e vitaminës C. Njerëzit në Halkidiki pinë çaj trëndafili shkëmbor gjatë ditës. Ndoshta kjo është arsyeja përse në këtë vend shumë njerëz jetojnë mbi 100 vjet.
Më shumë se vitamina C dhe E

Një filxhan me çaj trëndafili shkëmbor supozohet të stimulojë ndjeshëm sistemin imunitar. Trëndafili shkëmbor lufton infeksionet, por edhe mikroorganizma të dëmshëm dhe baktere që ndikojnë në sistemin tretës. Në ditët e sotme, për shkak të stresit dhe rritjes së ndotjes në mjedisin që na rrethon, ekuilibri i baktereve të dobishme në organizëm është prishur, duke rezultuar në tretje të ngadaltë, mungesë energjie etj. Trëndafili shkëmbor rikthen ekuilibrat e nevojshme dhe mbështet florën intestinale. Nëse pini një litër me çaj të trëndafilit shkëmbor do të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Me këtë çaj mund edhe të shpërlani gojën disa herë nëse vuani nga inflamacioni në mishrat e dhëmbëve.

Bli Tani

Cistus Incanus Çaj- by LR HEATH AND BEAUTY SYSTEMS– për ngrohtësi që të bën të ndihesh mirë nga brenda. Çaji i LR Cistus Incanus përbëhet nga 95% gjethe të bimës cistus incanus dhe për më tepër është pasuruar me 5% gjethe menteje. Përkatësisht çaji përbëhet nga përbërës 100% natyralë dhe nuk përmban aroma. Ziejeni, shërbejeni dhe shijojeni! Pyetjet më të shpeshta A është çaji Cistus Incanus i përshtatshëm për fëmijët? Po, çaji cistus incanus është gjithashtu i përshtatshëm për fëmijët. Për shkak të përzierjes së veçantë të bimëve, ai ka një shije të këndshme dhe nëse është e nevojshme mund të përmirësohet duke shtuar pak mjaltë. Çfarë është Cistus Incanus? Historia e kësaj bime fillon që në shekullin e 4-t para Krishtit. Në Lindjen e Afërt, Afrikën e Veriut dhe zonën e Mesdheut europian, trëndafili shkëmbor (Cistus Incanus) u bë shpejt popullor si një çaj shumë i shijshëm. Çfarë përdor LR nga kjo bimë? PPërpunohen vetëm gjethet e prera. Drunjtë dhe degët largohen. Kontrollet e vazhdueshme të cilësisë gjatë procesit të përpunimit kujdesen për pastërti dhe cilësi maksimale. A mund ta përdor Cistus Incanus edhe për një periudhë të gjatë? Ju mund ta përdorni çajin cistus incanus për një periudhë të gjatë disa herë në ditë. Cilën lëndë të parë përdor LR në produktin e saj? Ne përdorim Cistus Incanus nënlloji tauricus. Kjo bimë e egër rritet në natyrë, jo në plantacione. Si përpunohet lënda e parë? Gjethet e bimës grumbullohen, thahen, pastrohen dhe priten përpara se të përpunohen nga prodhuesit e njohur të ekstrakteve në një enë me ujë.

€17.99

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s